Është konfirmuar rasti i parë i lisë së majmunit në Serbi nga Instituti i Shëndetit Publik.
Burimet vendase bëjnë me dije se rasti është i importuar. Pacienti tashmë do të izolohet dhe do të qëndrojë ashtu derisa simptomat të jenë larguar.
Sakaq u bëhet apel qytetarëve të ruajnë shëndetin, por mbi të gjitha të marrin masa parandaluese.