Sot u shty seanca dhe të shtunën do të dalin sërish para GJKKO Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla me masë “Arrest në burg”, Elton Marini me masë “Arrest në shtëpi”, dhe Bledar Leka e Bjona Ziaj me masë “Detyrim paraqitje”.
Për biznesmenin Gazmend Haxhia me masë “Arrest në shtepi”, vendimi nuk është ekzekutuar pasi rezulton të jetë larguar disa ditë më parë jashtë vendit.
Në përgjimet që janë transkiptuar bisedat e personave të tjerë të dyshuar, SPAK thotë se Ilir Beqajt i referohen si “Likja”. “Likja i ka të gjitha dhe çdo gjë e vendos Ermali”, është një tjetër transkriptim.