Lindjet dhe perëndimet e diellit janë magjike në këtë mal të shenjtë por askush nuk e viziton dot, arsyeja do t’ju çudisë

Një numër i konsiderueshëm turistësh, vizitojnë në Nepal disa prej maleve më të larta në botë. Një sërë malesh përfshihen në turin e këtyre vizitorëve, ndër to Everesti, si dhe 7 male të tjera me lartësi mbi 8000 metra. Por çudia qëndron se në këtë vend gjendet një mal, i cili ndonëse nuk shquhet për lartësinë e tij, është i ndaluar të vizitohet, e sidomos të ngjitet prej alpinistëve.

Mali i Machhapuchhare ka lartësi 6993 metra dhe është pjesë e vargut Annapurna të Nepalit Qendror, larg majave të tjera të larta. I dalluar për bukurinë e tij , me kreshta të thepisura, turistët gjithmonë të joshur dhe kanë shprehur dëshirën që ta vizitojnë këtë vend aq të bukur dhe njëkohësish edhe misterioz. Mediat vendase dhe të huaja shprehen se turistët duan ta vizitojnë këtë mal pasi lindjet dhe perëndimet e diellit nga kjo pikë lartësie janë mahnitëse.

Edhe pse është një vend i ndaluar për t’u vizituar, turistët janë të lejuar të realizojnë një udhëtim 5-ditor deri në një pikë të caktuar të malit, afërsisht deri në lartësinë 4500 metra. Pjesa tjetër e lartësisë dhe sidomos 1000 metrat e fundit janë të ndaluar dhe kjo pasi koloneli britanik, James Owen Merion Roberts ka kërkuar që askush mos ngjitet deri në fund të malit të shenjtë.

Rreth viteve 1950, James Robert, u bë i njohur në Nepal, asokohe si një nga eksploruesit kryesorë të Himalajve dhe madje arriti që të afronte shumë turistë dhe alpinistë në këto zona. Machhapuchhare u bë një nga majat që ai më së shumti donte të vizitonte, ndonëse që në atë kohë ishte e rrallë të ngjiteshe, pasi maja e malit konsiderohej një vend i shenjtë.

Në vitin 1957, koloneli britanik arriti të organizonte ekspeditën e tij të parë në malin Machhapuchhare dhe menjëherë pas kësaj eksperience ai pati kërkesën e çuditshme për t’i kërkuar qeverisë së atëhershme të Nepalit që udhëtimet në këtë majë mali të ishin të kufizuara, madje të ndaluara. Ndonëse kjo kërkesë ishte një dëshirë egoiste e kolonelit për të qenë i vetmi që ishte ngjitur në atë majë të mrekullueshme, çuditërisht qeveria pranoi.

Siç sqarojnë mediat vendase, qëllimi i autoriteteve mbetet që ky mal i konsideruar i shenjtë nga besimet të mbetet i paprekur nga dora e njeriut dhe të mbrohet sa më shumë nga turistët e shumtë që malet e Nepalit mirëpresin çdo vit.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *