Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije me anë të një njoftimi se për shkak të një defekti në linjën OST Kalimash-Kukës, ka mbetur pa energji elektrike NST Rexhepaj, e cila furnizon me energji qytetin e Kukësit dhe rrethinat.
Më tej bëhet e ditur se është bërë e mundur vënia në punë e nënstacionit dhe gradualisht po normalizohet situata e furnizimit me energji.
Njoftimi i OSHEE:
Mirmbrema. Për shkak të defektit në linjën e OST Kalimash-Kukës, ka mbetur pa energji NST Rexhepaj që furnizon me. energji qytetin e Kukësit dhe rrethinat e tij.
Pas manovrimeve, u bë e mundur vënia në punë e nënstacionit dhe gradualisht po normalizohet situata e furnizimit me energji në të gjtiha zonat e prekura nga defekti
/Priza.al/