Argjentina përballet me Francën të dielën në orën 16.00 në kuadër të finales së Kupës së Botës. Për këtë takim, kombëtarja Albiceleste po vazhdon përgatitjet në mënyrë intensive dhe forma e lojtarëve është fantastike.
Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit. Messi ka preferuar të stërvitet i vetëm në palestër, për të qenë sa më i gatshëm për supersfidën. Prezenca e tij në fushë nuk është aspak në dyshim, me finalen që pritet me interes të madh.