Ylli Lionel Messi shkëlqeu në ndeshjen ndaj Paraguajit për “Copa America”, e cila përfundoi 1-0 për Argjentinën. Angel Cardozo Lucena dhe Santiago Arzamendia “u turpëruan” në “Estadio Nacional de Brasilia” nga ylli argjentinas në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Driblime fantastike, që vetëm një jashtëtokësor si Leo Messi mund t’i realizojë. Edhe pse me stadiumin bosh, rregjistrimet tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale.
Rikujtojmë se Argjentina mundi 1-0 Uruguajin dhe doli barazim me Kilin.
/Priza.al/