Kryedemokrati Sali berisha deklaroi nga Gjirokastra se liria vjen nga vota e lirë, ku ka theksuar se në PD nuk ka kryetarë dege të emëruar nga ai apo nga Grupi i Rithemelimit.
Po ashtu ai ritheksoi se kandidatët për kryebashkiakë do ti zgjedhë anëtarësia dhe simpatizantët e PD-se.
“Pa votë në nuk kemi të ardhme, kushti që të jemi të lirë varet nga vota.
Rama e fshiu votën e lirë në PS, bashkë me ndryshimet që solli Nano. I fshiu për të përgatitur një grup drejtuesish që nuk pyesin më për vullnetin e partisë dhe qytetarët shqiptarëve.
Në i dhanë fund kryetarokracisë. Nuk ka kryetar dege të PD-së në Shqipërisë, me rekomandimin e Sali Berishës apo grupit të Rithemelimit, pasi janë zgjedhur me votë nga anëtarësia dhe me konkurrim.
Hapi i dytë më i madh është me kandidatët për kryetarë bashkia, pasi do të votojnë anëtarësia dhe simpatizantët. Ne po e ndryshojmë këtë forcë politike”, u shpreh Berisha.