Lirika humbi një simbol/ Ndahet nga jeta poeti Arben Duka, një prej penave të arta të vargjeve shqiptare  

Poeti i shquar, Arben Duka, ka ndërruar jetë këtë të martë në moshën 64-vjeçare për shkak të një ataku kardiak.

Lajmi i hidhur është bërë me dije nga Aleksandër Çipa, që përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan: “Lamtumirë Arben Duka! Mirëmbeç Poet i pavdekshëm!!!”.

Arben Duka lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara deri në pesë herë. Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanëreve duke filluar që nga viti 1974.

Arben Duka ka lindur në 5.12.1957 në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Është bashkautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanreve duke filluar që nga viti 1974.

Ka dhjetëra çmime si autor dhe bashkautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristikë dhe satirikë në shumë të përditshme dhe periodike.

Duka është më së shumti një poet lirik.

Disa nga titujt e librave të tij janë:

1.Nektari i këngëve.

2.Njëmijë puthje

3.Ç’të bëj me fjalën?

4.Letra dashurie-në pesë libra të veçantë.

5.Unë isha një i vetëm

6.Intervistat e Kaso Kosës

7.Vetëm ty të kam

8.Gjiri i Virgjëreshë i botuar gjashtë herë.

9.Ç’ja thoshte bilbili-humor e satirë.

10.Pushtetarë dhe zagarë-humor dhe satirë

11.Grek o grek kokë goricë-satirë.

12.Rroj se nuk vdes dot

13.Labovë moj Labovë-poemë.

14.Kristale të thyer

15.Dashuria është abstrakte

16.Aromë vajze

17.Heroi i dashurisë

18.Fisnikëria e ka një emër-kushtim për I.Hasanbelliun.

19.Vipa dhe rripa-humor dhe satirë

20.Taksidarët e gjakut-satirë

21.Njeriu me bllok

22.Aliu dhe Saliu

23.Rebelohuni-satirë

24.Biri i shqiponjës-poemë për Heroin e Popullit-JAHO GJOLIKU 25.Sa doli

Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria-në dy volume…etj, etj…

Po ashtu janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës.

Duka është autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit. Arben Duka është “Nderi i Qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxherise”, “Nderi i veteraneve te luftes”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *