Lirohet ‘Ballist’ Morina/ Gjykata merr vendimin për 5 muaj shërbim prove!

Ismail Morina është liruar nga qelia e burgut vendimi është marr  nga Gjykata e Durrësit   e cila  vendosi  që   të kryej  5 muaj  shërbimin e provës.

‘Ballist’ Morina, u arrestua disa ditë më parë nga Policia e Kukësit dhe menjëherë u dërgua në paraburgimin e Durrësit. Ndalimi i tij paraditen e 25 majit u bë pasi ishte shpallur në kërkim për llogari të Drejtorisë së Policisë Durrës.

“Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës. Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, thoshte Policia në një njoftim për mediat ditën kur e vuri pas hekurave.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *