Këngëtarja shqiptare Elsa Lila e cila u arrestua në 16 mars në Itali më akuzën e përfshirjes në grup krimanel, është liruar ditën e sotme.
Lajmi është konfirmuar nga daja i saj avokati Saimir Visha në Syri tv. Visha theksoi se ai ka drekuar gjatë ditës së sotme me Lilën dhe se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.
“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën,” tha Visha.