Lirohet nga burgu shoferi i BMW-së ngjyrë gjelbër i cili u arrestua për manovrat e rrezikshme që bënte me mjetin e tij në Prishtinë.
34-vjeçari u arrestua pasi u filmua duke bërë lëvizje të rrezikshme në rrugën Prishtinë-Podujevë, duke rrezikuar mjetet e tjera në rrugë.
I njohur ndryshe me nofkën “Papi Chulo”, Refki Hajzeri prej kohësh me veturën e tij BMW ngjyrë e gjelbër ka shqetësuar qytetarët e Prishtinës me lëvizje e me muzikë të lartë.
34-vjeçari ka gjithashtu mbi supe 225 gjoba për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor.