Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar vendimin për lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë Igli Hasani, pranë misionit të OSBE dhe organizatave ndërkombëtare në Vjenë.
Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës:
Presidenti i Republikës Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, bazuar në propozimin e Kryeministrit, me nr. 4562/1 prot., datë 7.10.2021, ka dekretuar:
Lirimin e zotit Igli Hasani nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Misionit të OSBE-së dhe Organizatave Ndërkombëtare, në Vjenë, rezident.
/Priza.al/