Lirohet për qarkullim pika kufitare në Merdar

Është liruar për qarkullim pika kufitare në Merdar. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është hequr barrikada që ishte vendosur dy kilometra larg nga pika kufitare në Merdar. Barrikada ishte vendosur në territorin e Serbisë më 27 dhjetor,

“Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim. Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdar”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë”, thuhet nga Policia e Kosovës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *