Anija masive, “Ever Given” që ka ngecur për disa ditësh në Kanalin e Suezit, është liruar pjesërisht. Një gjë e tillë ka rritur shpresat se Kanali i Suezit do të hapet sërish, duke lehtësuar kështu transportin global të mallrave, i cili ka mbetur i bllokuar për mëse nje javë duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike kompanive.
Osama Rabie, kryetar i Autoritetit të Kanalit të Suezit (SCA), tha se anija ishte liruar pjesërisht dhe ky ishte “një lajm i mirë”, raporton Wall Street Journal më 29 Mars, megjithatë ka ende punë.
“Ne nuk kemi mbaruar ende, por ajo ka lëvizur”, shtoi Rabie, ndërkohë që nuk ka ende informacione se kur mund të lirohet plotësisht anija.