Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë ndaj ish-gjyqtares Enkeleda Hoxha.
GJKKO ka dënuar me dy vite burg Hoxhën, duke i ulur 1/3 e dënimit.
Sakaq i ka hequr të drejtën për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5(pesë) vjet.
Kujtojmë se Hoxha akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ pasi lironte nga burgu të burgosurit kundrejt pagesës.
Hoxha liroi nga burgu Indrit Doklen i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera. Sakaq në nëntor të 2017-ës, Hoxha liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar. Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë.
Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje.