Lisa Kujofska flet për kërcënimet nga VIP-at: Më shkruajnë me profile false

Një nga aktoret që prej vitesh na ka argëtuar me humorin e saj në spektakle të ndryshme shqiptare është edhe Lisa Kujofska. Momentalisht është zhvendosur për të jetuar në Itali, ndonëse nuk është shkëputur plotësisht nga Shqipëria. Në karrierën e saj si aktore humori, Lisa ka sjellë disa personazhe të njohur shqiptarë nëpërmjet imitimit.

Së fundmi, e ftuar në emisionin “Ditë pas Dite” Kujofska u pyet nëse ndonjëherë është kërcënuar nga personazhet VIP për imitimet që ka bërë. Lisa shprehet se:

”Politikanët në pjesën më të madhe të injorojnë. Por ka dhe nga ata që më kanë sjellë mesazhe falenderimi edhe pse video mund mos të ketë qenë në favorin e tyre. Ndërsa dëngla kanë personazhet e showbizit. Nuk shkruajnë personalisht por me profile fallco, madje kalojnë edhe në ofendime personale duke më fyer fizikisht”, është shprehur Lisa.

Kujtojmë që një vit më parë aktorja humbi motrën e saj të vogël. Lajmin asokohe e bëri me dije vetë Lisa me një postim në ‘Instagram’.

“Fluturoi sot në qiell drita e syve të mi, të mamit e vëllait. Ani jonë, zemra jonë, ylli jonë. Na more frymën moj bir, na le pa dritë. Si do bëjmë pa ty? Unë ende nuk e besoj… Aninuja ime që më la gjysmake, sot e përjetë!”-shkruante aktorja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *