Lista e filmave më të shikuar në Netflix që edhe ju duhet t’i hidhni një sy

‘Netflix’ është një nga platformat më të njohura të transmetimit në botë, me miliona përdorues dhe kjo jo pa arsye. Përveç komoditetit që të ofron në ndjekjen e filmave apo serialeve, ka edhe një librari të pasur me shfaqje televizive e projekte kinematografike origjinale, por edhe klasike, edhe pse emrat varen prej shtetit nga e keni hapur adresën.

Këtë vit, Ted Sarandos, CEO i ‘Netflix’, njoftoi se platforma do të përpiqet të jetë më “transparente” me publikun dhe së fundmi platforma duket se i ka qëndruar fjalës së drejtuesit të saj duke publikuar një listë me 10 filmat dhe serialet më të suksesshëm sipas kriterit të platformës: Minutazhi i shikimeve në 28 ditët e para të transmetimit.

Duke u nisur nga këto të dhëna, këta janë 10 filmat më të parë në ‘Netflix’ të cilave edhe ju duhet t’i hidhni një sy para se të mbarojë viti sepse e dini si thonë: Vit i ri, filma të rinj, nuk do keni më kohë pastaj.

  1. Red Notice – 364 milionë orë shikime
  2. Don’t Look Up – 359.8 milionë orë shikime
  3. BirdBox- 282 milionë orë shikime
  4. The Gray Man – 253.8 milionë orë shikime
  5. Adam Project – 233.1 milion orë shikime
  6. Extraction – 231.3 milion orë shikime
  7. Purple Hearts– 228.7 milionë orë shikime
  8. The Unforgivable– 214.7 milion orë shikime
  9. The Irishman- 214.6 milionë orë shikime
  10. Kssing Booth 2– 209.6 milionë orë shikime

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *