Një pjesë e mirë e faturës së spanjollëve u lirua prej largimit të kapitenit Sergio Ramos, i cili firmosi pikërisht me PSG-në dhe e qendërmbrojtësi tjetër, dhe Raphael Varane që u transferua te Manchester United.
Dhe nëse Kylian Mbappe do të rinovojë në “Parc des Princes”, atëherë shpenzimet e klubit parisien do të shtoheshin akoma më shumë. PSG ka faturën e rrogave më të shtrenjtë në botë jo vetëm për një klub futbolli, por edhe për çdo klub sportiv në planet.
Në vend të tretë renditet Manchester United me bilancin e rrogave që u shkon 237 milionë euro. Në vend të katërt zbret Barcelona. Dhe është pikërisht efekti Messi që sjell një zbritje prej tri shkallësh të klubit katalanas, që me “Pleshtin” në skuadër ishin klubi sportiv me rrogat më të larta (281 milionë euro).
Pas katër klubeve të futbollit, vendin e pestë e plotëson skuadra amerikane e bejzbollit, Los Angeles Dogers (227 milionë euro). Juventus renditet në vend të gjashtë me faturën 217 milionë euro, ndjekur nga Bayern Munchen (195 milionë euro) dhe Chelsea (192 milionë euro).
/Priza.al/