Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman ka komentuar veprimin e fundit të shtetit kroat duke nxjerrë disa persona të padëshiruar nga Mali i Zi.
Ai u shpreh se këta persona kanë ndikuar për keq në marrëdhënien mes 2 vendeve.
“Fillimisht, do të thoja se është gjykimi ynë sovran që ne duam ta shpallim të padëshirueshëm në Kroaci. Dhe mendoj se këta persona, të cilët i kemi shpallur të padëshirueshëm, e kanë merituar, sepse kanë përkeqësuar marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kroacisë”, tha Grliq Radman.
Ai tha se Kroacia nuk dëshiron dhe nuk planifikon të bllokojë Malin e Zi në rrugën e tij drejt BE-së.
“Bllokimi zakonisht nuk është një vlerë evropiane, është një instrument që shmanget, por gjithmonë ka mekanizma të tjerë për të ndikuar në vendime të caktuara. Mali i Zi duhet të përmbushë disa standarde për të përfunduar disa procedura dhe këtu Kroacia ndërhyn me standardet tona, sepse ende duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve të luftës, tha ai.