Lista Serbe: Protestat vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave

Veriu i Kosovës prej ditësh është kthyer në një skenë përplasjesh masive mes ushtarëve të KFOR dhe protestuesve serbë. Këta të fundit refuzojnë drejtimin e komunave me shumicë serbe nga shqiptarë.

Edhe ditën e sotme pritet që të protestohet. Përfaqësues të Listës Serbe, janë shprehur se do të vazhdojnë të protestojnë deri sa të përmbushen kërkesat e tyre, përkatësisht të tërhiqen kryetarët e komunave dhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga ajo zonë.

Thirrje të ngjashme janë bërë edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Mbrëmjen e djeshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka këmbëngulur se kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, janë të vetmit që kanë legjitimitet të jenë në ndërtesat e komunave në veri

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *