Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani raportoi sot në Kuvend për punën e institucionet që drejton. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi e pyeti Dumanin se përse, sipas tij “nga SPAK janë mbajtur dy standarde.
Për zotin Ahmetaj janë dërguar një dokumentacion në Këshillin e Mandateve dhe më pas është hequr imuni
Gjatë seancës me dyer të mbyllura kemi kërkuar të merrej masa, pasi zoti Ahmetaj po çante ferrën. Për Berishën nuk u mbajt ky standard. Për inceneratorët nuk kemi asnjë masë të re për këtë aksionin e fundit të SPAK, apo kanë çarë ferrat ata?!”.
Altin Dumani u përgjigj duke thënë se “të dyja janë çështje në hetim paraprak, dhe nuk flas dot. Dhe për çështjen e tyre, është hetim paraprak.
Është hetim kompleks dhe përfshin disa struktura. Nuk mund të ndaj asgjë më tepër. Kur të kemi një konkluzion të saktë, do të dalim për një njoftim për mediat” tha ai.