LIVE-Berisha: Ka nisur blerja e votës së diasporës

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se PS ka nisur blerjen e votës së diasporës. “Ekipi po punon për rregullat më transparente dhe më të sigurta për votën e diasporës.

Dhe i siguroj emigrantët tanë, diasporën, shqiptarët jashtë vendit se PD do përcaktojë rregullat më të qarta.

Sikundër theksoj se më vijnë sinjale se kanë filluar blerjen e votës që tani, dhe ftoj shqiptarët ta evidentojnë këtë akt dhe ta denoncojnë qoftë në komunitetin ku janë, qoftë në Shqipëri.

Sepse e them se Edi Rama nuk do lërë mjet pa përdorur për të siguruar mandatin pasi e di se veprat e rënda penale që ka kryer i kushtojnë atij pjesën tjetër të jetës”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *