Live/ Berisha nis fjalimin: Rama ne sot jemi armiq, ja pse jemi…

Kreu i Pd, Sali Berisha nga protesta që po mbahet para kryeministrisë tha se shqiptarët kërkojnë liri. Berisha theksoi se shqiptarët i ngrit në këmbë pushtimi që i është bërë vendit.

“Në këtë shesh, shqiptarët kërkojnë liri. Të dashur vëllezër e motra, jeni këtu për tu bashkuar sot në Frontin e Shpëtimit të Shqipërisë. Një përshëndetje vëllazërore për ju djem e vajza që latë gjithçka e u bashkuat këtu. Nuk kam parë kështu një burim drite, shprese më shumë se kurrë.

Mendjet, sytë e zemrat janë të drejtuara tek ju. Të dashur qytetarë, ju erdhët nga të katër anët sepse juve ju thirri ora e lirisë. Ky është uragani i lirisë. Ishte pushtimi që ju ngriti ju në këmbë për të shpëtuar vendin. Edi Rama ne të dy prej sot jemi armiq. Ti Edi Rama ke për djall pushtetin dhe vetëm pushteti”, tha ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *