Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se ditën që shumica socialiste do të miratojë buxhetin do të rrethohet Parlamenti me qytetarë në protestë.
“Natyrisht ne kemi zgjedhur që të paraqesim amendamentet tona në komisione dhe seancë plenare, të sigurt se ato nuk pranohen nga qeveria, e cila ka një synim kryesor, plaçkitjen maksimale të këtij buxheti nga organizata kriminale që kryeson Edi Rama, por paraqitja e tyre është një detyrim solemn para shqiptarëve për të bërë avokatinë e tyre dhe për të qenë të obliguar që në mbledhjen e parë të parlamentit shumicë të PD, ato ligje të votohen dhe të hyjnë në fuqi menjëherë.