LIVE/ Berisha – Ramës nga selia e PD-së: Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot

Pas lirimit nga arresti shtëpiak, Sali Berisha ka lëshuar një mesazh të ashpër për kryeministrin Edi Rama, duke i kërkuar që të krijojë një qeveri teknike dhe të mos e zvarrisë më tej situatën.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë fjalimit të tij nga selia e Partisë Demokratike, ku falënderoi mbështetësit dhe shprehu mirënjohjen për ata që qëndruan pranë tij.

Kam edhe një fjalë për EDI Ramë, krjo qeveri teknike mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd. Se vetë Xoti e ka thënë që të kthehem unë, pastroni shtëpinë tonë, Dhe unë do ta pastroj Shqipërinë.

Krijo qeverinë teknike sepse mosbindja civile është gati në rrahë. Këta burra e gra, djem e vajza, do të kenë liderin e tyre me vete, piramida jote e mashtrimit sot u shkërmoq.

Përgjigjesh si puçist për puçin e shtetit që i bëre opozitës, do të përgjigjesh për 1 vit që le kryetarin e saj në izolim, do përgjigjesh për 2 vite që grabite flamurin e PD-së.

Bashkohuni me ne në mosbindjen civile. Është radha jonë, o sot o kurrë”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *