LIVE-Kuvendi/ Gjiknuri: 40 mandate në lojë! Sula: Martesë PS-PD, vrafshi veten

Në Kuvend po diskutohet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Deputeti i PS Damian Gjiknuri u shpreh se tashmë është arritur një zgjidhje për votën e Diasporës dhe se votimi do të bëhet me postë. Më pas u ndal tek listat.

“Me sistemin e hapur në lojë, duke respektuar kuotat gjinore, do të ishin në lojë 22 mandate. Ndërsa sot kemi në lojë 40 mandate. Pra miti i mbylljes së konkurrencës rrëzohet me shifra.

Sot u bë një hap më shumë në një proces që sa do të vijë dhe do të përmirësohet më mirë. Një përgjigje edhe për ata që thonë se ky është pazar Rama-Berisha si në vitin 2008.

Gaboni shumë rëndë. Shumë prej jush ishit këtu për dy vite nuk sollët asnjë propozim konkret. Ne ofrojmë gatishmëri për kompromis politik” tha ai.

Deputeti demokrat Dashnor Sula e konsideroi një ditë të veçantë, një ditë celebrimi martese, mes PD dhe PS, marrëveshjen e arritur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Duhet të bëjmë një diskutim serioz, nuk bëhet fjalë për një gjë të thjeshtë këtu, që duam ta kalojmë kështu. Mbaj mend në 2008-ën, ishin të gjithë prezent, pati diskutime. Sot është dite celebrimi i marteses mes PS-PD. Turp, vrafshi veten, shkatërruat vendin”, tha Sula.

Deputeti demokrat Asllan Dogjani propozoi që votimi të bëhet i fshehtë. Sipas tij, shumë deputetë të mazhorancës duan që të votojnë në fshehtësi pasi kanë frikë të reagojnë në lidhje me këto ndryshime.

“Kërkova dhe bëra një propozim pikërisht për ligjin që ka të bëjë në ndryshimet në Kodin Zgjedhor që votimi në fund të bëhet i fshehur.

Nga biseda që kam pasur me deputetë të opozitës dhe kryesisht të mazhorancës, disa prej tyre kanë shprehur frikë dhe pamundësinë për të reaguar në lidhje me këto ndryshime”, tha Dogjani.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *