Deputeti i PD-së, Tritan Shehu u shpreh i bindur nga foltorja e Kuvendit se sekretari i ri i DASH-it, Marco Rubio do të nxjerrë të vërtetën për shpalljen non grata të Sali Berishës.
“Ju besoj që e njihni kush është Marco Rubio, që ka firmosur një dokument, jo vonë, por në 20 shkurt të 2024 bashkë me disa senatorë të tjerë të SHBA-së ku i drejtohet Biden për sanksionet e vendosura nga DASH ndaj figurave të Amerikës Latine. Kjo ka një lidhje sinkrone me situatën e Berishës.
Cfarë thotë sekretari aktual? Ai ngre problemin se sanksionet po përdoret politikisht ndaj njerëzve që kanë qenë faktorë të rëndësishëm të stabilitetit rajonal dhe që për arsye të paditura po sanksionohen. Rubio thotë se procesi filloi nga Janari 2021.
Rubio ngre cështjen që shumë elementë të tjerë të dënuar nga gjykata në ato vende nuk sanksionohen nga SHBA. A nuk ka situatë të ngjashme kjo me problemin shqiptar. Rubio në fund thotë se administrata po e përdor sanksionimin politikisht.
Këtu kemi ngjasi me veprimet ndaj Berishës, prandaj zonjë jam i bindur që administrata e re e SHBA që do të vijë do të nxjerrë të vërtetën për Berishën. Zoti Rubio do të jetë do të nxjerrë të vërtetën duke treguar dhe keqpërdorimin e drejtësisë shqiptare” tha ai.