Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Parlament u shpreh se nuk dëshiron që të hetohen mungesa e fondeve sepse me atë po merren institucionet por kërkon se si të merren masa për të parandaluar gjëra të tilla.
Tabaku u shpreh se pret nga parlamenti që të diskutohen gjetjet e OLAF për fondet e bujqësisë, me qëllim që të parandalohen vjedhjet e fondeve të BE-së në të ardhmen.
“Ne nuk po kërkojmë të kryhet hetim tjetër, SPAK po heton. Ne kërkojmë që parlamenti të bëjë këtë debat. Nuk mund të thoni se deklarata e Komisionit Europian është shpifje. Të diskutojmë mekanizmat që parandalojnë vjedhjen e fondeve për bujqësinë në të ardhmen.
Të diskutojmë për raportin e OLAF. Ne duam të diskutojmë për vjedhjen e fondeve për bujqësinë, që siç thotë OLAF është vjedhja më e madhe jashtë BE-së.” u shpreh ajo.