LIVE-Mblidhet Këshilli/ PD: Hiqini mandatin Vullnet Sinajt

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vijon diskutimet prej orës 11:00 në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar mocionin e 14 ligjvënësve opozitarë, të cilët kërkojnë konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. Opozita e akuzon Sinajn se ka përfituar para publike me bizneset e tij.

Në mocionin e deputetëve të opozitës thuhet se Sinaj ka shkelur Kushtetutën, pasi ka përfituar fonde publike në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, i cili ndalon deputetit që të përfitojë pasuri publike.

Sinaj tha se nuk ka përfituar asnjë fond publik, duke thënë se ka hequr dorë nga administrimi i të gjitha kompanive të tij që nga viti 2017 kur vendosi t’i futej politikës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *