Kryetari i PD-së, Sali Berisha prezantoi sot një pjesë të programit të kësaj force politike për të rinjtë.
Sipas tij, siç ndodhi në Kosovë, edhe në Shqipëri çdo student do të subvencionohet me 100 euro, ndërkohë që tarifat e universiteteve do të përgjysmohen.
“Të rinjtë po afrohen dhe do marrin rol gjithnjë e më të madh. PD është e Rithemeluar dhe rithemelimi i saj është vendimtar. Janë këto primare ku kanë vendosur të garojnë dhe unë i ftoj sa më shumë të rinj të garojnë për qytetarë të parë të bashkive. një seri departamentesh po krijohen dhe intelektualë të rinj kanë marrë drejtimin dhe janë interesuar në këto apartamente. do ketë një ripërtëritje të elitës politike të PD-së.