LIVE-PS i rrëzon propozimet/ Berisha: Rikthimi im i tretë, më i suksesshmi në histori

Partia Socialiste ka refuzuar duke rrëzuar dy propozime nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për projektbuxhetin 2025, pezullimin e PPP-ve deri në vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.

Amendamentet e propozuara nga Berisha:

  1. Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë.
  2. Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve.

Megjithatë Berisha kishte një mesazh për socialistët. “Ju siguroj që rikthimi më i suksesshëm në histori i Sali Berishës do të jetë rikthimi i tretë dhe në këtë aspekt jeni të pashpresë.

Ju të pashpresë shqiptarët me shpresë të madhe. Ne jemi shpresa e madhe e shqiptarëve, ne nuk do i zhgënjejmë ata”, u shpreh Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *