LIVE- Rama: Financimi nga BE, shenjë e ecurisë në negociata

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një lajm të rëndësishëm për ndjekësit në rrjetet sociale. Ai ka theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë përgëzuar nga Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, për shpejtësinë me të cilën kanë marrë financimin nga Plani i Ri i Rritjes.

Ky financim, që kap vlerën e 64.5 milionë eurove, do të përdoret për mbështetje buxhetore dhe investime në infrastrukturë, duke ecur sipas ritmit të përcaktuar për integrimin në BE.

“Kemi një të re shumë pozitive, Komisionerja për zgjerim, Marta Kos ka deklaruar që përgëzon Shqipërinë dhe RMV për shpejtësinë në marrjen e financimit nga plani i ri i rritjes. Shpejtësia në planin e financimit do të thotë përmbushje e detyrave dhe programit të dakordësuar për ecurinë e mëtejshme të vendit në rrugën e anëtarësimit dhe bëhet fjalë për 64.5 milionë euro që vijnë drejtpërdrejt nga BE për Shqipërinë. 30 mln euro janë për buxhetin e shtetit si mbështetje për reformat dhe 34 mln euro kalojnë për Fondit të Investimeve të Ballkanit për infrastrukturën. Kështu që besoj se është tjetër shenjë e qartë e faktit se jemi duke ecur me shpejtësi sipas ritmit të përcaktuar për t’u anëtarësuar në BE“, u shpreh Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *