LIVE- Rama: Kontroll digjital në shkolla, të ndalohen telefonat dhe mjetet metalike

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të finalizohet një projekt i ri për monitorimin e shkollave, i cili do të përfshijë teknologji moderne për të garantuar sigurinë dhe rregullin në ambiente shkollore.

Ai theksoi se, deri në fund të dhjetorit, do të firmoset marrëveshja për një sistem të ri monitorimi me kamera, i cili do të mundësojë ndjekjen në kohë reale të procesit mësimor dhe aktiviteteve në oborret e shkollës.

“Po e finalizojmë si projekt tani, në fund të dhjetorit do firmosim marrëveshjen, bëhet fjalë, një sistem të ri monitorimi të shkollave me teknologji, dhe një financim që ne do të do ta marrim nëpërmjet një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara. Është sistem i testuar dhe provuar në Emiratet e Bashkuara. Mundëson ndjekjen në kohë reale me kamera të të gjithë procesit mësimor, të jetë brenda miurevbe të oborrit të shkollës.

Çdo prind, në çdo kohë mund të ketë akses për të parë fëmijën, klasën, mësuesin, duke bërë kërkesë pranë shkollës. Po e kombinojmë me një element plus, të vendosjes së një kontrolli digjithal të hyrjeve dhe daljeve në shkolla, për çdo lloj mjeti metalik ose telefon, që fëmijët mund të kenë. Ky problem është më i gjerë se sa kaq. Ky problem është shumë përtej policisë., Mbi të gjitha, ky problem është jo vetëm brenda mureve të shtëpisë”, u shpreh kryeministri.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *