LIVE- Rama: Luli ishte kukulla e bufit të kënetës, penguesit e reformës në drejtësi!

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën për qëndrimin e saj ndaj reformës në drejtësi, duke i quajtur ata “penguesit dhe armiqtë e reformës”.

Rama theksoi se opozita, duke përfshirë liderin e PD-së, Sali Berishën, e ka kundërshtuar vettingun dhe ka përdorur kërcënime me bojkot zgjedhjesh dhe protesta, siç ishte çadra në bulevard, për të penguar këtë reformë.

“Ia kemi dorëzuar shpatën drejtësisë, ndaj sot ka edhe një lëvizje të drejtësisë në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtetin politik. përtej të gjitha atyre që mund të thuhen, si të meta, boshllëqe, edhe si lajthitje po të doni të institucioneve të reja, që janë shumë të reja për të mos bërë gabime, ky është moment historik, por ama që ta garantojmë barazinë para ligjit njëherë e mirë kjo nuk mund të jetë në dorë të një partie politike dhe vullnetit të një lidershipi, sepse nesër vjen dikush tjetër e kthen përmbys ndaj na duhet BE.

Të gjithë ata që si njerëz të degraduar dhe dëshpëruar rrinë e përsërisin çdo ditë “burgu, burgu”, kush e ka radhën, u futën të gjithë në burg etj etj, duhet ta marrin përgjigjen më 11 Maj sepse nuk kanë asnjë rol në këtë histori, ata janë penguesit dhe armiqtë e reformës në drejtësisë. E morën peng dhe arritën të vinin me çadër këtu poshtë duke kërcënuar me bojkot të zgjedhjeve. Ishte Luli në krye, por kuptohet që Luli kukulla e bufit të kënetës. Bufi i kënetës e thotë qartë që me votën e 11 Majit do të shkrijë SPAK, e thotë qartë ky është kërcënimi që është sot dhe do të jetë në të ardhmen nëse nuk jemi në BE.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *