Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se procedura për mbylljen e TikTok në telefonat smart ka përfunduar, duke paralajmëruar qytetarët për rrezikun e përdorimit të VPN-ve falas.
Sipas Ramës, këto mund të jenë shumë të rrezikshme, pasi hakerat mund të vjedhin të dhënat personale.
“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat Smart. Të gjithë ta dinë që mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme sepse dihet botërisht se hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Duroni pa TikTok disa kohë deri kur të përfundojnë edhe programin e përbashkët kompaninë TiKTok e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne.”