LIVE-Rama: Po e mori Berisha shpatën e drejtësisë e përmbys SPAK-un

Edi Rama prezantoi programin e fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit. Rama tha se tashmë ekziston mundësia reale që Shqipëria të përmbyllë negociatat brenda vitit 2027 dhe të bëjë anëtarësimin e plotë në union brenda kësaj decenie.

“Me krijimin e institucioneve të re, ka nisur të ndodhë hetimi i zyrtarëve, sepse ne i kemi dorëzuar drejtësisë vullnetarisht me një vision të qartë, vullnet të palëkundur, shpatën e zonjës së drejtësisë e cila atë shpatë e mban qysh në lindje të kohëra demokratike për botën ndërkohë që në Shqipëri nuk e kishte deri kur ia dorëzuam ne.

Ka qëndruar në zyrën e të parit të qeverisë, deri kur unë arrita në atë zyrë. E kanë përdorur atë shpatë në mënyrë arbitrare. Kreu i qeverisë futi në burg kryetarin e opozitës, Fatos Nanon, të fundit të burgosur politik.

Ne e dorëzuam shpatën sot është në duart e SPAK dhe sot jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re, që bufi i kënetës përbetohen se do e kthejnë përmbys. Duan votën në 11 maj që në 12 maj të marrin shpatën e drejtësisë” tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *