Kryeministri Edi Rama refuzoi sot që të përballet me kryetarin e grupit të PD-së, Gazment Bardhi për cështjen e biznesmenit italian, Bekti.
Deputeti demokrat tha se gjykata belge ka konfiskuar 130 milionë euro të shtetit shqiptar nga të cilat 110 do i kalojnë nga përmbaruesi Beketit.
“Unë këtu kam vendimin e gjykatës belge. Vendimi i formës së pretë i gjykatës belge që ka konfiskuar 130 milionë Euro.
Jeni në fazën e ekzekutimit të detyrueshëm, që ju merren lekët pa ju pyetur dhe përmbaruesi dhe gjykata po bëjnë planin e shpërndarjes për t’ja dërguar atij që ju i thoni mafioz.
Kjo për shkak të papërgjegjshmërisë suaj. Nëse ai është mafioz nuk duhet të marrë asnjë euro sikur na kishte premtuar zoti kryeministër.
Por për shkak të paaftësisë së qeverisë dhe veprimeve kriminale të qeverisë, Edi Ramës, Erion Veliaj, sekretarit të përgjithshëm, një mafioz, kriminel sikur e quani ju, ka fryrë xhepat me paratë e shqiptarëve.
Me vendim gjykata ai i ka marrë lekët, 130 mln euro të Shqipërisë ndodhen në llogarinë e përmbaruesit, nuk janë më në zotërim të shtetit shqiptar” tha ai.