Protestuesit ndodhen tani te Bashkia e Tiranës, ku menjëherë u përballën me kordonin e forcave të policisë, që kishte rrethuar godinën.
Protestuesit hodhën molotov dhe një prej tyre shpërtheu në mes të forcave të policisë, ku një efektiv u përfshi nga flakët.
Vepruan me fikëse zjarri policët e tjerë. Situata te Bashkia e Tiranës vijon te jetë e tensionuar.