LIVE- Tension në Kuvend, Shehu: Grusht shteti i vërtetë, janë deputetët gjoja të padënuar nga ju

Gjatë seancës parlamentare, deputetja Sorina Koti ngriti shqetësimin se Garda po pengonte deputetët e Partisë Demokratike, të cilët nuk janë të përjashtuar, të hynin në sallë.

Ajo theksoi se janë rrethuar me një gardh hekuri dhe kërkoi që Garda të lejojë deputetët të hyjnë, duke paralajmëruar se kjo situatë mund të çojë në një diktaturë.

Sorina Koti: Jemi rrethuar të gjithë me një gardh prej hekuri, që edhe pse nuk jemi përjashtuara nuk jemi lejuar të futemi. Ose Garda të marrë masa të lejojë deputetët që s’janë të përjashtuar të futen brenda, ose po ktheni një diktaturë që vetëm ju e dini. Merrni masa një orë e më parë.

Tritan Shehu: Grusht shteti i vërtetë, po bllokohen deputetët në sallë. Janë deputetët gjoja të padënuar nga ju, Garad nuk i lejon të futet, e kuptoni se çdo të thotë kjo, të vendet rendi ushtarak në Kuvend. Dilni atje dhe shikoni çfarë bëhet. Nuk ka njeri forcë në botë të bllokojë deputetët të futen në kuvend.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *