Objektivi i Manchester City dhe Liverpool, Josko Gvardiol, ka mbyllur thashethemet për të ardhmen e tij dhe duket i përgatitur të kalojë një sezon tjetër në RB Leipzig.
Mbrojtësi kroat është një nga më të mirët në Evropë tani dhe vazhdon të japë performanca të nivelit të lartë në klubin, i cili ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave kryesore në kontinent.
Manchester City dhe Liverpool kanë shprehur dëshirë për një transferim të mundshëm për mbrojtësin që pranoi se ai ishte një tifoz i Liverpool.
Megjithatë, ai e zgjati kontratën e tij me Leipzig vitin e kaluar dhe gjermanët janë të vendosur ta mbajnë për të paktën një sezon më shumë, vendim që 21-vjeçari nuk duket se e ka problem.
Mes interesimit nga disa prej klubeve më të mira në Evropë, Gvardiol mbetet i fokusuar për të ndihmuar Leipzig. Kur u pyet për të ardhmen e tij kohët e fundit, në një konferencë për shtyp, qendërmbrojtësi tha:
“Klubi nuk është i interesuar të më shesë këtë verë, kështu që nuk ka kuptim të flasim për ndonjë gjë tjetër.
“Gjëja më e rëndësishme është ta përfundojmë këtë sezon në Leipzig në mënyrën më të mirë të mundshme.
Gvardiol është një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në Europë, dhe ai është i zgjuar që të mos nxitojë të ndryshojë klubin.
Edhe pse ai mund të mos largohet nga Leipzig këtë verë, Gvardiol është një lojtar që do të kushtojë shumë para kur të largohet përfundimisht nga skuadra e Bundesligës.
Transfermarkt aktualisht e vlerëson atë në 75 milionë euro, një shifër që ka të ngjarë të vazhdojë të përmirësohet për sa kohë që ai qëndron në formë dhe ruan nivelin aktual të performancës.