Ka nisur sot në orën 10:30 seanca e mbrojtjes së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ajo pa zhvillohet pa praninë e tij pasi ish-kryeprokurori ndodhet në spital. Mësohet se avokati ka paraqitur dokumentet se ish-kryeprokurori ndodhet në regjim spitalor. Ndërkohë që Gjykata është tërhequr për të marrë një vendim, nëse do të pranohen këto si prova apo jo.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Adriatik Llalla, u dënua nga GJKKO me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga postet publike për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Seanca e sotme pritet të jetë seancë maratonë dhe të mbyllet me marrjen enjë vendimi, pasi disa shtyrjeve që i është bërë për arsye të ndryshme.
Gjatë seancës avokati i tij mbrojtës, Sokol Hazizaj tha para trupit gjykues që Llalla nuk mund të jetë i pranishëm pasi vuan nga një sëmundje e rëndë dhe është i shtruar në spital.
Adriatik Llalla u bë zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë në vend, pa asnjë hetimi që ka nisur që në 2018. Llallës i janë sekuestruar 4 sipërfaqe toke dhe një shtëpi në Durrës për llogari të shtetit pasi nuk kishin origjinë të ligjshme për krijimin e këtyre pasurive.
/Priza.al/