Llojet e halucinacioneve më të zakonshme dhe simptomat

Megjithëse janë përgjithësisht tregues të çrregullimeve mendore duke qenë një kriter diagnostik për skizofreninë dhe mund të shfaqen në çrregullime të tjera, të tilla si gjatë episodeve maniake ose gjatë depresioneve, halucinacionet mund të shfaqen gjithashtu në shumë raste të tjera, të tilla si çrregullime neurologjike, konsumimi i substancave, epilepsia, tumoret dhe madje edhe në situata jo-patologjike të ankthit të lartë ose stresit (në formën e paroksizmës nervore për shkak të objektit të ankthit tonë, përshembull).

Halucinacionet dëgjimore: Kjo ndodh kur personat dëgjojnë gjëra të pavërteta. Sipas News Medical, ky është dhe lloji më i përhapur i halucinacioneve midis pacientëve me skizofreni, por mund t’u ndodhë shpesh edhe personave të cilët mund të dëgjojnë zërin e personave të dashur që nuk jetojnë më.

Halucinacionet e prekjes: Halucinacionet e prekjes ndodhin kur ndien diçka mbi lëkurë, por që në të vërtetë nuk është aty. Kjo ndodh si rezultat i alkoolizmit ose abuzimit me drogën. Halucinacionet më të zakonshme janë ato të mendimit se një insekt ose ndonjë gjallesë tjetër është mbi lëkurë.

Halucinacione të përjetimit: Këtu përfshihen të gjitha halucinacionet e gjendjes trupore, ku individët që e kanë përjetuar thonë se kanë pasur ndjesi si fluturim, lundrim ose një eksperiencë jashtë trupit të tyre. Kjo mund të shpjegojë edhe ndjesinë se ti ose një pjesë e jotja gjendeni në një vend tjetër, ose mund të ndieni praninë e ndonjë të vdekuri.

Halucinacionet nuhatëse: Këto lloje halucinacionesh përfshijnë nuhatjen e aromave që nuk ekzistojnë realisht dhe, sipas Counselors Soapbox, është një nga format më të rralla të halucinacioneve. Zakonisht këto aroma janë të pakëndshme, kjo mund të ndodhë si pasojë e një dëmtimi në tru ose për shkak të epilepsisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *