Loja e BBV/ Efi kap në befasi Kristin, e godet me vezë

Me debate të ashpra u shoqërua pozicioni i Kristit si President i qeverisë së Big Brother, ndonëse u votua me shumicë votash për një post të tillë.

Teksa banorët ishin në oborr, Bledi debatoi me Kristin duke i thënë atij se populli i besoi votën dhe se ai duhet të zbatojë ligjet.

Kristi u shpreh se vendimi për të arrestuar Dean për shkeljen e saj, u mor nga aleancat, ndërsa edhe njëherë përsëriti që qeveria është e korruptuar.

Jori, nën cilësinë e Avokates së Popullit, kërkoi që Kristi të goditej me vezë, duke qenë se një gjë të tillë e miratoi kabineti qeveritar mbrëmjen e kaluar.

Luizi i tha Efit që t’ia hidhte ajo vezët, por ia tha me zë të ulët kur nuk e dëgjoi askush përveç Kiarës. Ajo mori vezët dhe sapo Kristi u kthye, i theu atij dy vezë në kokë.

Veprimi i Efit e revoltoi shumë Kristin. Ky i fundit u shpreh se e vetmja gjë që banorët dinë të bëjnë, është të bullizojnë, të ofendojë e intimidojnë.

Jori i tha atij se shkeli ligjin, ndaj i meritonte vezët, por Kristi edhe njëherë e cilësoi si bullizim.

Kristi u shpreh se do ishte më e ndershme nëse Efi do i thoshte paraprakisht se çfarë plani kishte në kokë. I revoltuar nga situata, Kristi u shpreh se veprimi i Efit, tregoi se njerëzit janë të paaftë të debatojnë dhe të marrin vetëkontrollin në duar.

Sipas Jorit, veprimi i saj nuk ka lidhje me mungesën e debatit, por me mosrespektimin e ligjit.

Kristi tha se partia e servilave di vetëm të ofendojë, të bullizojë dhe se ata janë krejtësisht të paaftë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *