Një trend i ri në rrjetet sociale ka nisur të shqetësojë autoritetet në SHBA dhe Britani, pasi adoleshentët kanë nisur një lojë të re, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme.
Sfida e re në TikTok fton të rinjtë të hyjnë në shtëpitë e të panjohurve dhe t’i filmojnë ata për të parë reagimet e tyre.
Policia Metropolitane ka nisur një hetim të menjëhershëm në lidhje me këto incidente, teksa disa përdorues të TikTok kanë fshirë menjëherë llogaritë e tyre pas lëvizjes së autoriteteve.
Në një nga videot e postuara online shihet një grup të rinjsh që hyjnë në një shtëpi në Londër, teksa e zonja e shtëpisë i pyet se çfarë po bëjnë. Duke parë se të rinjtë nuk ndalen, ajo thërret për ndihmë personin tjetër që ndodhej brenda shtëpisë.