Loja me litar, që do të vendosë mbi fatin e nominimeve, ka sjellë shumë dinamika brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, por duket se tensionet i ka rritur më shumë zgjedhja e liderit të ri.
Shumica e votave shkuan për Ermionën dhe Kiarën dhe kjo gjë ka acaruar shumë Oltën, e cila nuk mori asnjë votë dhe u zhgënjye dhe nga ‘miqtë’ e saj si Armaldo dhe Kristi.
Pas debatit me Armaldon mbi votimin ajo zgjodhi të heqë rripin tek loja me litarë dhe është automatikisht në nominim së bashku me Luizin, i cili u skualifikua që ditën e djeshme.
Edhe pas heqjes së rripit ajo e ka vazhduar debatin me Armaldon dhe i ka kërkuar që të heqë rripin edhe ai, duke e akuzuar si frikacak.
Pritet të shihet se si do të shkojë nominimi të shtunë, por dy vende janë zënë me dy lojtarët më të fortë.