Dyshja Luiz-Olta njihen për ‘armiq të betuar’ brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’. Mirëpo mbrëmja e kaluar gjatë Prime-it, i ndryshoi gjërat, për shumë pak kohë. Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari u bënë aleatë në lojë e në fund morën edhe nga një ‘puthje’ (jo ashtu siç mendoni ju).
Në fund të show-t, Arbana Osmani bëri me dije se banorët do duhet të kryejnë një lojë në mënyrë që të marrin një shpërblim. Pasi morën goglat, secili prej tyre kishte të shkruar një emër, i cili do të ishte partneri i tyre. Luizit i ra Olta. E në këtë mënyrë, ata do duhej të kapnin dy anët e një makarone, e më pas do duhet ta hanin sa më shpejt. Në këtë lojë, banorët morën parasysh se do kishte edhe prekje mes buzëve të të dy personave. Pra një ‘mini’ puthje.
Olta dhe Luizi ranë dakord, madje ishin shumë të vendosur për ta bërë deri në fund. Mirëpo, teksa loja u bë, mes tyre ndodhi ‘puthja’. Kjo u prit me shumë të qeshura. Luizi i dërgoi edhe një mesazh Dorit, partnerit të Oltës.
“O Dor, është spektaktël. O Dor më fal”- tha Luizi mes të qeshurave.
Në fund loja u fitua nga Dea Mishel Hoxha dhe Nita Latifi, të cilat edhe ato shkëmbyen puthje mes tyre.