Loja siameze në BBV/ Banorët komentojnë dyshen Luiz-Olta

Spektaklin e kaluar, Vëllai i Madh vuri përballë një sfide banorët ku duhet të ndaheshin në çifte dhe të jetonin si një turp i vetëm me një bluzë. Pasi zgjodhën rastësisht një emër banorët u ndanë në çifte dhe nisën lojën.

Qëndrimi i banorëve çifte-çifte krijoi situata shumë të këndshme në shtëpi, ndërsa bëri bashkë dy kundërshtarët më të fortë të këtij formati, Luizin dhe Oltën. Loja siameze u krye me sukses dhe banorëve iu shtuan 20 mijë euro në çmimin e madh.

Dea: Me mua dhe Kiarën funksionoi shumë mirë.

Nita: Kemi kaluar shumë mirë dhe jemi munduar t’i minimizojmë diskutimet. Kemi kaluar shumë mirë.

Kristi: Jo nuk jemi afruar.

Nita: Kristi ka qejf të jetë depresiv. I vetmi koment që jemi bërë skuadër, ka qenë loja me jastëkë.

Kiara: Unë dhe Dea kemi shumë të përbashkëta. Qetësinë, durimin… dhe kjo lojë bëri që të njiheshim më mirë me njëri-tjetrin.

Armaldo: Edhe ne Arbana ia kaluam shumë mirë.

Jori: Armaldo është njeri shumë i duruar.

Elvisi: Falë kësaj sfide, Qetsori më ofroi shumë marrëveshje biznesi.

Qetsori: Luizi dhe Olta shkojnë shumë mirë. Kanë gjëra shumë të përbashkëta, ishin interesantë.

Arbër: Natën e parë i kam parë deri në orën 04:44 të mëngjesit. Deri në momentin që hoqën bluzën, kishte momente shumë të lezetshme mes tyre. Mendoj se historitë që prodhuan këta të dy, ishin më interesante se të tjerët. Ishin skuadër vërtetë qesharake.

Kiara: Shumë mirë. I kam parë që kishin momente komike, deri në një pikë të caktuar. Pastaj u bënë pak të bezdisshme.

Dea: Dua t’i sqaroj diçka Oltës, nuk doja të thoja që grindeshin, por llastoheshin.

Kiara: Unë deri diku, Luizin e kam parë edhe të bezdisur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *