Loja ‘Super Mario 64’ e Nitendos është shitur në ankand më një çmim marramendës për 1.5 milionë dollarë nga “Heritage Auctions”. Të gjithë nostalgjikët e ‘Super Mario’ e kuptojnë vlerën e kësaj videogame. Shtëpia e ankandit e cila e shiti u shpreh se kjo ishte ndër të pakta kopje që ishte në gjendje kaq të mirë.
Shtëpia e Ankandeve tashmë e ka regjistruar një rekord të mëparshëm: një kasetë e një serie të videos «Legjenda e Zeldës» e Nintendo NES që u pagua për 870.000 dollarë.
Me herët, edhe një video-lojë e pahapur Nintendo – Super Mario Bros e prodhuar në vitin 1986, është shitur në një ankand në SHBA për 660 mijë dollarë. Videoloja ishte blerë në vitin 1986 si dhuratë për Krishtlindje, por ajo u vendosë në një dollap dhe u harrua për vite – duke mos u hapur fare derisa këtë vit kur e gjetën. Çmimi i shitjes tejkaloi pritshmëritë, pasi fillimisht ishte vënë shuma prej 114 mijë dollarë.
Si pjesë e ankandit privat, origjinali nga edicioni i parë i lojës “Super Mario Bros” për NES është shitur për 100.150 dollarë. Kjo është shuma më e madhe që dikush e ka paguar për një lojë koleksionimi deri më tani. Ndërkohë, “Super Princesha”, një kasetë Super Mario Bros e vitit 1986, e Nintendo NES, artti të shitej në 660.000 $ përsëri “Auctions Heritage”.
/Burimi: BBC/ përshtati në shqip Priza.al/