Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e sheh si shqetësim apo problem, shpalljen “non grata” të aleatit të tij, kreut të PD Sali Berisha nga SHBA dhe Britania e Madhe.
I ftuar në emisionin “Now”, Meta tha se shpallja “non grata” e Berishës është një vepër e kryeministrit Edi Rama, teksa shtoi se ky vendim nuk e bën Berishën anti-amerikan.
“Për mua ky nuk është një shqetësim, për arsye sepse ju e dini që qëndrimi im, që kur është shpallur zoti Berisha “non grata”, ka qenë një qëndrim kundërshtues. E kam bërë të qartë që është një lojë e Edi Ramës dhe e përkrahësve të Edi Ramës.
Është një vendim që është marrë edhe prej tyre, që natyrisht është e drejta e tyre, por e kam të qartë që ky veprim është një histori McGonigal siç del qartë dhe do dalë më e qartë më mbrapa. Ky vendim nuk e bën Berishën anti-amerikan”, tha Meta.