Lojëra fati në lokal, tre të arrestuar në Vlorë

Tre persona janë arrestuar në Vlorë, pasi ushtronin lojëra fati në lokal.

Shtetasit me iniciale O. Ll., 18-vjeç, N. Ll., 38-vjeç dhe E. V., 51-vjeç akuzohen për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sakaq ësht5ë shpallur në kërkim dhe shtetasi me iniciale Xh. Ll., 39-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Jackpot”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet aparateve celulare, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga edhe mbikëqyrësi i kompjuterave që shërbenin për lojëra fati.

Shpallet në kërkim pronari i lokalit të vendosur në dispozicion për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Sekuestrohen 4 kompjutera dhe 2 aparate celulare që shërbenin për lojëra fati.

Shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se në një lokal në lagjen “Osman Haxhiu”, organizoheshin lojëra të fatit, finalizuan operacionin policor të koduar “Jackpot”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– O. Ll., 18 vjeç, N. Ll., 38 vjeç dhe E. V., 51 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

– Xh. Ll., 39 vjeç, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Xh. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 4 kompjutera që përdoreshin për lojëra fati dhe që mbikëqyreshin nga shtetasi i arrestuar O. Ll.

Gjithashtu po në ambientet e këtij lokali, shtetasit N. Ll., dhe E. V. u konstatuan duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *